Vrasja e Nard Polisë, të arrestuarit mohojnë akuzat

Shqipëria

Vrasja e Nard Polisë, të arrestuarit mohojnë akuzat

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:03
Foto

Tre personat e arrestuar si bashkëpunëtorë kryesorë për vrasjen e Nard Polisë janë marrë një pyetje nga policia e Shkodrës.

Burime për RTV Ora thonë se të arrestuarit i kanë mohuar akuzat.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.

Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat