Grupi i ri i PD-së? Murrizi: Do e krijojmë në Kuvend me deputetët e rinj

Shqipëria

Grupi i ri i PD-së? Murrizi: Do e krijojmë në Kuvend me deputetët e rinj

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:32
Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, njëri nga dy deputetët demokratë që nuk iu bind vendimit për lënien e mandatit, në një intervistë për Top Channel tregon hapin e radhës që do të hedhë bashkë me të tjerë deputetë demokratë që zunë karriget bosh të kolegëve të tyre dhe planet për ndryshimin e sistetimit zgjedhor.

“Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet. Por, edhe me pjesë që kanë zëvëndesuar listën e LSI unë si Myslym Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit zgjdhor pasi kodi është artificë, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat. Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”, deklaron Murrizi.

Deputeti Murrizi shpjegon se ai dhe opozita e re do të ngulmojnë për listat e hapura: “Listat e hapura sjellin demokraci brenda subjekteve politike, vrasin servilizmin. Shkojnë para qytetarëve dhe vijnë në emër të qytetarëve në ato karrige ata që zgjidhen nga qytetarët. Listat e mbyllura kanë shtuar servilizmin, kanë nxitur orekset e kërmijve politik për të monopolizuar karriget në atë Parlament”.

Ndërsa Damian Gjiknuri, njeriu që ka udhëhequr betejat elektorale të socialistëve, i rikthyer në PS si Sekretar për Çëshjet Zgjedhore, i pyetur për listat e hapura thotë: “Ky është një proces tjetër kushtetues apo ligjor i cili do të kërkojë kohën e tij. PS është e hapur për çdo lloj konsulte me të gjitha partitë opozitare apo ato në kampin e mazhorancës dhe mendoj se ky është një proces që do të ndodhë pas zgjedhjeve vendore për të parë konsultimet e gjëra, për të parë nëse do të kemi nevojë edhe për ndryshime të sistemit”.

Do të synojmë kompromisin për Reformën Zgjedhore, thekson Gjiknuri, por shanset që lokalet e 30 qeshorit të realizohen me një kod të ri, sipas tij, janë të pakta: “Ky draft do të vlejë për zgjedhjet e tjera pasi tashmë jemi në një fazë finale të përgatitjes së zgjedhjeve dhe institucionet e zgjedhjeve kanë nisur të formësohen. Kështu që do të ishte e pamundur dhe e nxiruar për mendimin tim dhe të traditës në këtë proces të miratojmë një kod menjëherë dhe ta zbatojmë në këto zgjedhje lokale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat