Vodhën banesën dhe dhunuan familjarët në Mallakastër, arrest me burg dy të rinjve

Shqipëria

Vodhën banesën dhe dhunuan familjarët në Mallakastër, arrest me burg dy të rinjve

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Gjykata e Fierit ka vendosur masën arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën me dhunë një banesë Greshicë të Mallakastrës.

Klejdi Saliaj dhe Arbër Muçaj grabitën banesën e Përparim Merdanit, dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta dhunuar familjarët duke u marrë një sasi lekësh.

Ata u arrestuan vetëm dy ditë pas ngjarjes, më 24 mars, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat