Në Lezhë nuk ka vend për varre

Shqipëria

Në Lezhë nuk ka vend për varre

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:13
Foto

Të gjesh një vend për varr është kthyer në mision të vështirë në qytetin e Lezhës.

Prej dy vitesh hapësira në varrezën publike ka mbaruar, dhe gjatë kësaj kohe varret e reja janë hapur në rrugicat e dikurshme ku gjithashtu është shfrytëzuar gati çdo hapësirë.

Por ndërsa për një pjesë të qytetarëve kjo ka qenë zgjidhje e detyruar për të tjerë ka krijuar shqetësim.

Shumë qytetarë thonë se tashmë e kanë të vështirë të gjejnë varret e të afërmeve të tyre të hapura sipas rregullave.

Situata e krijuar konsiderohet e paprecedent, ndërsa apelohet për zgjidhje.

Zgjidhja shihet varreza e re që po ndërtohet të fshatin Gocaj, ku siç pranon nënkryetari i bashkisë ka qenë peng i çështjeve burokratike.

Pas viteve 90, Lezha shënoi një rritje demografike me rreth 5 herë cka detyronte ngritjen e një varreze të re për Bashkinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat