Soreca apel politikës: Dilni mbi dallimet partiake dhe angazhohuni në dialog

Shqipëria

Soreca apel politikës: Dilni mbi dallimet partiake dhe angazhohuni në dialog

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:44
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka apeluar edhe njëherë klasën politike shqiptare të dalë mbi dallimet partiake për të përmbushur objektin kombëtar, hapjen e negociatave me BE.

Në një postim në twitter, Soreca shkruan se "Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t'u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t'u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së".

Deklarata e Sorecës vjen pas vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE-së në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat