U arrestua në Tiranë, indiani: Shteti më përndjek për bindjet e mia politike

Shqipëria

U arrestua në Tiranë, indiani: Shteti më përndjek për bindjet e mia politike

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:53
Hiteshkumar Patel

Pak ditë pas arrestimit indiani Hiteshkumar Patel është përballur me Gjykatën e Tiranës. Patel, i cili njihet si kunati i vëllezërve Sandersara të kërkuar për mashtrim pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike.

Ai ndër të tjera mësohet të ketë zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane. “Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”,-mësohet të jetë shprehur ai. Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg 40 ditë’.

Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për tu arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë flutuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor.

Më 20 mars, në aeroportin e Rinasit, u arrestua Hitershkumar Patel, shtetas indian, rezident në Nigeri. Ai akuzohet nga gjykata indiane për pastrim të parave në shuma të mëdha në bashkëpunim me shtetas të tjerë indianë.

Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij më 23 mars 2019, masën e sigurimit të arrestit me burg me afat 40 ditor deri në kryerjen e procedurave të ekstradimit për në Indi, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij nga policia në Rinas.

Bashkë me Patel, në Rinas kanë qenë edhe dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara. Vëllezërit, të cilët kanë biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri, u përfolën në mediat shqiptare, se ishin persona të kërkuar për të njëjtën vepër penale, të pastrimit të parave.

Por mwsohet se emri i dy vëllezërve indianë nuk ka qenë kurrë në listën e personave të kërkuar. Prandaj, në ditën që ata kanë qenë me kunatin në Rinas, kanë vijuar të qetë udhëtimin charter nga Tirana për në Dubai, pasi nga verifikimet që policia bëri, nuk rezultonin persona në kërkim. I vetmi që ndodhet në qeli është Patel, kunati i tyre, i cili sipas gjykatës indiane akuzohet se në vitin 2002 ka bërë pastrim parash në vlerën 1 miliardë dollarë, përmes kompanisë Sterling biotech Limited. Patel, martuar, baba i dy fëmijëve, dhe i padënuar më parë, jeton në Nigeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat