Bujar Nishani sqaron se pse djali i tij hoqi dorë nga shtetësia shqiptare

Shqipëria

Bujar Nishani sqaron se pse djali i tij hoqi dorë nga shtetësia shqiptare

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:08
Familja Nishani

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka reaguar pas lajmit për lënien e shtetësisë shqiptare nga djali i tij.

Përmes një statusi në Facebook, Nishani tha se djali i tij jeton prej 10 vitesh në Austri dhe duke qenë student i shkëlqyer i kanë kërkuar të jetë asistent pedagog.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë së Vjenës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.

Turp dhe e papranueshme është t’i ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat