Saimir Tahiri shkon për gjykim te Krimet e Rënda: Drejtësia prandaj është e bukur!

Shqipëria

Saimir Tahiri shkon për gjykim te Krimet e Rënda: Drejtësia prandaj është e bukur!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:12
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi pasdite vonë të dërgojë për gjykim dosjen Tahiri. Pas seancës maratonë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 8 orë, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që kaloi.

Tahiri: Zgjati se kishim gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se afati 8 orë i zgjatjes së seancës sot më vjen keq për ju që pritët. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës, llojin e akuzës.Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria pretendon atë që pretendon. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. 

Do të vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar nga fillimi që nuk kam pikë lidhje me këtë çështje, atë që vërtetoi prokuroria e Italisë, gjykata italiane. Prokurorët mendojnë se pikërisht vendimi i Italisë  është  gjetje që nuk kam lidhje fare, prokurorët argumentojnë ndryshe. Kjo është çështje e tyre, do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, në pjesën dërmuese të rasteve nuk bën drejtësi por në ato pak raste kur bën drejtësi ja vlen.

Karroca me dosje?

Tahiri: E kam zor të flas për veten kur gjendem në këto pozita, po ndjek me përpikmëri çdo fazë të gjykimit.Nuk jam zënë me askënd por kur kjo ndodh me mua merre me mend çfarë ndodh me njerëzit që nuk kanë mundësinë të flasin para jush. Unë nuk jam as ndonjë hero i heshtur as më pëlqen pozita e një njeriu me poza heroike por realisht më vjen keq për nejrëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk kanë mundësi të flasin para jush dhe të tregojnë me ulërima atë që ndodhi.

Keni pasur kontakte me bashkë të akuzuarit tuaj?

Tahiri: Asnjë kontakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat