A po i çon “sinjale” Tahiri- Ramës? Ish Ministri: Tani do flas, nuk më bëjnë dot kurban!

Shqipëria

A po i çon “sinjale” Tahiri- Ramës? Ish Ministri: Tani do flas, nuk më bëjnë dot kurban!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:08
Saimir Tahiri

“Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim…”

Ky ishte mesazhi i parë i fortë që Saimir Tahiri ka deklaruar këtë të martë, pas 8 orësh seance gjyqësore ku u vendos që dosja e tij për trafik ndërkombëtar të drogës, të shkojë drejt shinave të gjykimit të gjykatës së Krimeve të Rënda.

Por për çfarë do të flasë Tahiri? Pavarësisht se vetë ish Ministri ka thënë që të bëhet durim, kur ai është pyetur nëse ndihet i bërë “kurban” nga politika, ka dhënë një përgjigje e cila mund të interpretohet si një mesazh drejtuar dikujt.

Tahiri dha një sinjal duke thënë se nuk është e kollajtë që ai të bëhet “kurban”, një term që për koinçidencë është i ngjashëm me emrin e librit të vetëm të Ramës dhe që shumë mirë mund të jetë dhe një mesazh i koduar në drejtim të personit që e përjashtoi nga PS. Tahiri ka folur për njerëz që kanë vjedhur e vrarë dhe se ai kurrë nuk është akuzuar ashtu si pushtetarët e tjerë.

-A ndiheni i bërë kurban për hallet e politikës?

Tahiri: Di vetëm të them që drejtësia iu ka shumë borxhe njerëzve. Di të them që në këtë vend në 25 vjet kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë nuk kam vjedhur kërrkënd. Nuk ka një qytetar që të thotë më ke futur dorën në xhep. Nuk kam vrarë kërrkënd, çdo kusur që po përjetoj tani, do ia dal deri në fund dhe sigurisht që as më shqetëson shumë. Pastaj komentet nëse jam unë kurbani apo jo, kjo nuk është dhe aq e kollajtë të jem unë, kështu që nuk më shqetëson.

Por si e sheh Tahiri veten, kur tashmë është një i pandehur teksa deri dje thërritej nga shkruesi i “Kurbanit” si Ministri Kampion. Ish Ministri i Brendshëm thotë se është ende një kampion dhe për këtë ka bindje.

Tahiri: Ky s’mund të jetë momenti kur unë të rrëfej jetën time. Jo unë jam prapë ministër kampion të jesh e bindur. Atë që kam bërë për policinë e shtetit nuk i kthehem kurrë mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat