“Pronarët e llotove të gëzuar që qeveria i “mbylli”, në Berat po bëhet ‘nami’”

Shqipëria

“Pronarët e llotove të gëzuar që qeveria i “mbylli”, në Berat po bëhet ‘nami’”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik këtë të martë denoncimin e një qytetareje nga Berati, e cila thotë se pronarët e llotove dhe basteve janë tejet të lumtur për “mbylljen” ligjore të biznesit pasi tashmë nuk japin asnjë taksë dhe punojnë me fitime më të mëdha.

Qytetarja shprehet se në Berat asnjë lloto nuk është mbyllur, por gjithçka kryhet në fshehtësi dhe bastet tashmë mund të vihen nga shtëpia përmes internetit.

Postimi i Berishës:

Deshtim spektakolar ne mbylljen e bixhozit!

Lloton tani e ka çdo familje ne shtepi. Krim!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb

Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare e Beratit dhe doja te paraqisja shqetesimin tim ne lidhje me kete aksionin e famshem te mbylljes se lojrave te fatit te kesaj qeverie te korruptuar. Mare shkas nga vetja por edhe shume familje te tjera qe kan pasoja jo nga mbyllja e pikave te llotos por nga shtimi i tyre ne menyre te moderuar. Ne cdo ish lloto por edhe neper vende te tjera mund te aksesohesh fare kollaj per te vendosur lloto ne faqe interneti qe te akseson pronari i llotos. Thjesht i jep nje shume lekesh edhe me pas ai ti kalon ne nje adres te cilen ta hap vet dhe aty luan sipas qejfit. Dua te shtoje se pronaret e llotove po gezojn per “mbylljen” e tyre pasi me kete forem te re iu jan shtuar interesat me 18 % pasi nuk paguajn me detyrimin ne shtet. E pra tani lloton e ka cdo familje ne shtepi jo më posht pallatit. Po iu tregoj edhe disa foto te menyres se si funksionon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat