Makinat që do të lejohen për import

Shqipëria

Makinat që do të lejohen për import

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:07
Ilustrim

Vendimi për importin e makinave parashikon edhe kategori që përjashtohen nga rregullat e reja.

Bëhet fjalë për makinat e vjetra për koleksionim si dhe ato mjete që importohen me qëllim humanitar.

“Ky vendim nuk zbatohet për importin e: automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë;

automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

Mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare”, përcakton vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat