Babai shqiptar dhunon vajzën deri sa humb ndjenjat, policia greke e arreston

Shqipëria

Babai shqiptar dhunon vajzën deri sa humb ndjenjat, policia greke e arreston

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një vajzë është dhunuar nga babai i saj shqiptar, një natë më parë në Greqi, aq sa 16-vjeçarja humbi ndjenjat.

Ngjarja tronditëse është raportuar në Volos të shtetit fqinj, ku 48-vjeçari e goditi në kokë dhe qafë vajzën e vet.

16-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrtiti që të arrestojë prindin dhunues.

48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza  për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat