Salianji tregon përgjimet e prokurorisë: Si e blenë socialistët Fredi Alizotin

Shqipëria

Salianji tregon përgjimet e prokurorisë: Si e blenë socialistët Fredi Alizotin

Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:16
Ervin Salianji

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë, duke thënë se Fredi Alizoti ka marrë para nga drejtues të lartë të PS-së dhe se fakt për këtë janë përgjimet e bëra nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Alizoti është pjesë e dosjes “Babale”, person i cili ka deklaruar se ka qenë ai që ka imituar zërin e vëllait të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, sikur ky i fundit po tentonte ta ndihmonte Albert Veliun që të shiste drogë.

Por sipas ish demokratit, në përgjimet e prokurorisë rezulton se Fredi Alizoti është blerë nga vetë socialistët dhe instruktuar që të dalë të thotë një variant të tillë, për shfajësimin e vëllait të Xhafajt, i akuzuar nga opozita si një ndër bosët e drogës në Shqipëri.

Ervin Salianji: Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klanave të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendosa gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat