Berisha zbulon turpin më të madh të reformës në drejtësi

Shqipëria

Berisha zbulon turpin më të madh të reformës në drejtësi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:25
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një vendim të KLP-së për t’i dhënë statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se ky është një turp i reformës, ndërsa akuzon drejtpërdrejt kreun e KLP.

“Kunat KLP votoi dje për emërimin prokuror të Bledar Velikaj, burrit të deputetes ndrikull Felaj. Kunat KLP mori këtë vendim ne shkelje flagrante te Kushtetutës se vendit, e cila stimulon në mënyrë taksative se: “Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit””, shkruan Berisha.

Sipas tij Bledar Velikaj vite me parë u morr peng nga banditë në Urën Vajgurore pasi kishte premtuar një vendim gjykate kundrejt parave, te cilin nuk e realizoi dot.

Ndërkohë që me ligjin e ri, prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, KLP në vendimin e marrë të hënën arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë.

Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.

Në këto kushte, me 6 vota pro, KLP vendosi që të ekzekutojë kërkesën e Valikajt, ndërsa emërimi i tij do të bëhet pas kalimit të kontrollit të 3-fishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat