Kriza politike, pse Basha shkoi në zyrën e Ilir Metës?

Shqipëria

Kriza politike, pse Basha shkoi në zyrën e Ilir Metës?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:37
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Si nga Presidenca ashtu edhe nga Partia Demokratike nuk ka një njoftim se për çfarë është folur mes të dyve, por mendohet se gjithçka ka lidhje me krizën politike.

Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti nëse i shërbente zgjidhjes së krizës. Por megjithëse është shprehur publikisht kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës, ka thënë se në Parlament janë të ligjshme vetëm 82 mandate.

Nga ana tjetër, opozita ka përcaktuar planin e protestave, por ende nuk ka marrë një vendim zyrtar nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit apo jo.

Deri më tani, Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë asnjë hap për të ulur në një tryezë dialogu mazhorancën dhe opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat