Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët bojkot kombëtar të seancave gjyqësore

Shqipëria

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët bojkot kombëtar të seancave gjyqësore

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:44
Foto

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, përfshi atë të Vlorës ka marrë vendimin për bojkot të proceseve gjyqësore, duke iu bashkuar kështu Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe Korçë.

Pas vrasjes se avokatit në Elbasan Ravik Gurra, nga sot bojkoti i avokatëve do të vijojë për tre ditë me radhë.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokal në qendër të Elbasanit. Ai njihej si mbrojtës ligjor i Çapajve në Elbasan, Emiljano Shullazit dhe grupit Hakmarrja për drejtësi vite më parë.

Për shkak të specifikës hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa janë shtrirë në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo për shkak të detyrës, por pa përjashtuar as implikime personale në çështje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat