Avokatët në protestë, bojkot në Vlorë, Durrës, Lushnje dhe Berat

Shqipëria

Avokatët në protestë, bojkot në Vlorë, Durrës, Lushnje dhe Berat

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:37
Foto

Në Lushnje, 60 avokatët vendosën pelerinat e zeza në kangjellat e gjykatës dhe kërkojnë që vrasja e kolegut të tyre Ravik Gurra të zbardhet sa më shpejt nga shteti.

Ndërsa kryetari i Dhomës së Avokatisë së Beratit, Agron Mahmutaj tha se me vrasjen e Ravik Gurrës është në rrezik institucioni i avokatit dhe të gjithë ndihen të kërcënuar për jetën e tyre.

Bojkoti i seancave gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre nisi të hënën nga Dhoma e Avokatisë së Elbasanit, të cilët për një javë nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Me këtë bojkot u bashkuan edhe avokatët e Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat