Rama preket nga qytetarja: Më vjen zor… jam dhe deputet i Vlorës

Shqipëria

Rama preket nga qytetarja: Më vjen zor… jam dhe deputet i Vlorës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:20
Edi Rama

Një vajzë e re nga Vlora tregoi se si u largua nga administrata e ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe se i ishte drejtuar dhe gjykatës, e cila i dha vendimin për rikthimin në punë dhe dëmshpërblim financiar për dëmin e shkaktuar.

Pasi u njoh për rastin e saj, më takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë Edi Rama, tha se, i vjen zor që ka ndodhur një gjë e tillë, duke qenë deputet i Vlorës, duke nënvizuar se për një rast të tillë, përgjegjësia është direkt e Qeverisë.

“Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do të ndëshkohen. Shumë mirë që janë larguar. Kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha në vijim se është bërë shumë, por tha se ka shumë gjëra që nuk janë bërë, ashtu si dhe të tjera që duan kohën e vetë për tu bërë.

Ai bëri me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë, u bë shpallja e paligjshmërisë së plotë të nxjerrjes së gurëve nga mali i Krujës.

“Jemi në fazën kur shënohet mbyllja përfundimtare e një plage 30 vjeçare dhe pavarësisht se atë plagë e kam parë vetë dhe shumë nga ju, u deshën pesë vite e gjysmë që të arrihet në mbylljen e asaj masakre dhe shtysa finale ishte zëri i qytetarëve përmes platformës së bashkëqeverisjes”, tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat