Shkarkimi i 20 diplomatëve nga Cakaj, Balla: Pak janë, info për performancën

Shqipëria

Shkarkimi i 20 diplomatëve nga Cakaj, Balla: Pak janë, info për performancën

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:21
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka mbështetur Ministrin në detyrë për Integrimin dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në vendimin për shkarkimin e 20 diplomatëve në shërbimin diplomatik.

Madje Balla u shpreh gjatë diskutimeve në Komisionin e Integrimit ku po raportonte Cakaj se 20 janë pak. Ai kërkoi që Ministria të sillte sa më shumë informacion në pritje të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave.

“Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punën shumë intensive në javët në vijim por jo vetëm kur ju kërkon komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë.

Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita, do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni.

Ju lutem mos u komplesoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga zonja Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor i cili tju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë”, deklaroi Balla.

Ai i bëri thirrje ministrit në detyrë Gent Cakaj të mos kompleksohet nga kritikat por e këshilloi të sillte informacion për performancën e diplomatëve të shkarkuar.

Më herët Cakaj nuk ngurroi të shpjegonte se bëhet fjalë për shkarkime dhe transferime ndryshe nga çfarë citoi Hajdari gjatë Komisionit.

"Dje në cilësinë e ministrit në detyrë keni shkarkuar 20 punonjës paasi thoni se nuk plotësojnë kushtet ligjore. Nuk është bërë asnjë sqarim publik i arsyetuar . Duke cënuar të drejtën e punës ti dëmton cilësinë dhe shërbimin diplomatik në Shqipëri Mund të na thoni pse nuk keni dhënë asnjë shpjegim përse këta 20 punonjës janë shkarkuar?  Ju keni vetëm 77 ditë në atë detyrë dhe më duket befasues se si arritët në atë përfundim aq shpejt.  Unë uroj shumë që ky vendim të mos ketë qëllime politike.", u shpreh Hajdari.

Ministri Cakaj u shpreh se punonjësit e shërbimit diplomatik të prekur nga reforma nuk janë të gjithë të shkarkuar pasi një pjesë prej tyre janë deleguar në detyra të tjera në funksion të forcimit të cilësisë së shërbimit diplomatik.

Në deklaratën time unë them që me një pjesë të punonjësve do të shkëputet kontrata e punës ndërsa me pjesën tjetër do procedojmë për delegim në detyra në tjetër. Duhet të jeni të lumtur se po fillon reforma në shërbimin diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat