LSI do të kalojë në vetting kandidatët

Shqipëria

LSI do të kalojë në vetting kandidatët

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:57
Monika Kryemadhi

Paralelisht me protestat, opozita ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve.

Por procesi do të jetë si për listat e bashkiakëve edhe për emrat që do të jënë në garë për votimet parlamentare.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se kjo parti ka ngritur grupin e vettingut që do të drejtohet nga Klajda Gjosha.

Kryemadhi: Do ti bëjmë vetting për të mos pasur më në politikë kandidatë. Politikanë dhe deputetë me të kaluar të errët, me konflikt interesi. Për të mos përdorur mandatin që i japin qytetarët për interesat e tyre personale. Edhe partitë e tjera opozitare janë në këtë proces.

Kryetarja e LSI-së thekson se Rama do të pranojë zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat