Një ditë para protestës, rrethohet me skela hekuri Kryeministria

Shqipëria

Një ditë para protestës, rrethohet me skela hekuri Kryeministria

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:11
Rrethohet me skela hekuri Kryeministria

Kryeministria ka nisur të rrethohet pasditen e sotme me hekura mbrojtëse, një ditë para protestës së opozitës.

Sikundër duket edhe nga fotot, sistemi i mbrojtjes është i njëjti i përdorur me atë të protestës së 16 marsit.

E gjithë pjesa ballore e godinës së kreut të qeverisë është rrethuar me skela hekuri. Kujtojmë që protesta e nesërme është planifikuar të mbahet para godinës së Kuvendit, ndërkohë që zhvillohet seanca.

Megjithatë, protestuesit mund të zhvendosen nga Kryeministria në drejtim të godinës së Kuvendit. Kjo është protesta e shtatë e opozitës që prej djegies së mandateve parlamentare nga PD dhe LSI.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat