Dy atentatet, provat që tradhtuan vrasësit e Kurtit dhe Polisë

Shqipëria

Dy atentatet, provat që tradhtuan vrasësit e Kurtit dhe Polisë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:26
Ilustrim

Policia e Tiranës dhe Shkodrës kanë zbardhur dy atentatet e kryera gjatë javës së shkuar, ndërsa në kërkim mbeten dy personat që dyshohet se kanë kryer ekzekutimet. Zbulimi i vrasjeve që tronditën vendin janë kryer pas hetimeve intensive, përgjimeve por dhe provave të mbledhura në vendin e ngjarjes.

Ekzekutori i dyshuar i Jurgen Kurtit në Tiranë, Klodian Bane dhe ai i Nard Polisë në Shkodër vijojnë të jenë në kërkim ndërsa policia ka bërë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve që tronditën vendin dhe idenfitikimin e autorëve.

Blutë e kryeqytetit dhe të Shkodrës kanë arrestuar përkatësisht nga 3 persona si të dyshuar në dy atentatet e javës së shkuar, ndërsa është zbardhur dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Arrestimi i autorëve është kryer brenda pak ditësh pas hetimeve intensive, përgjimeve dhe provave të mbledhura në vendngjarje.

Për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë janë arrestuar Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe shpallur në kërkim Klodian Bane, i cili dyshohet se është ekzekutori i 26-vjeçarit.

Në Shkodër janë arrestuar Alfred Martini dhe vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma, ndërsa është shpallur në kërkim Kristjan Sulaj (Martini), i cili sipas burimeve mësohet se është arratisur për në Mal të Zi.

Identifikimi i autorëve të vrasjes së, Jurgen Kurtit, është bërë pas analizimit të pamjeve filmike, ku në vendin e ngjarjes është pikasur Elsi Lenvendi, por dhe makina e cila është përdorur për ekzekutimin e Kurtit, ku blutë kanë administruar pamjet kur makinës i ndërrohen targat false.

Zbardhja e vrasjes në Shkodër është zbardhur pas hetimeve proaktive, ndërsa në gjykatë kanë dalë dhe të akuzuarit ku kanë mohuar akuzat për përfshirje në vrasje, por kanë qenë kontradiktorë në deklarimet e tyre në polici dhe përpara gjyqtarit Andri Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat