Gjuha shqipe në Universitet, gjuhëtarët: E vendos Senati Akademik, jo Qeveria

Shqipëria

Gjuha shqipe në Universitet, gjuhëtarët: E vendos Senati Akademik, jo Qeveria

Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:31
Foto

Nisma e qeverisë, që parashikon futjen e gjuhës shqipe si lëndë e detyruar në arsimin e lartë ka gjetur përkrahjen e gjuhëtarëve.

Ata pranojnë se jo pak studentë kanë probleme me njohuritë në këtë lëndë por thonë se tagrin për ta përfshirë ne universitete gjuhën shqipe e kanë senatet akademike dhe jo qeveria.

Dhimitër Bello, Shef i Departamentit të Gjuhës FHF:  Si nismë është shumë e mirë, por nuk duhet harruar fakti që Universitetet janë autonome. Pra duhet që vetë Universitetet ta vendosin këtë gjë, të kalojë nëpër senatet përkatëse dhe të përcillen në ministri ndryshimet.

Shefi i Departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Dhimitër Bello, thekson nevojën për rishikimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në sistemin arsimor bazë edhe atë të mesëm.

Dhimitër Bello, Shef i Departamentit të Gjuhës FHF:  Duhen bërë studime të posaçme sesi ka funksionuar kjo pjesë e kurrikulës në nivelin parauniversitar. Për të bërë ndërhyrjet e duhura nga specialistët e duhur me tekstet e duhura dhe më pas të kalohet në pjesën universitare, ku gjuha shqipe të shihet në funksion të programit përkatës që kanë zgjedhur.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se gjuha shqipe po përballet me një agresion të madh andaj duhet të zërë vendin e vet në universitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat