Tritan Shehu: Ja pse është vënë Gent Cakaj në krye të diplomacisë dhe pse po bën presione për shkarkime!

Shqipëria

Tritan Shehu: Ja pse është vënë Gent Cakaj në krye të diplomacisë dhe pse po bën presione për shkarkime!

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:32
Tritan Shehu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA, ka thënë se deklaratat e Gent Cakajt për të shakrkuar disa punëtorë të Ministrisë së Jashtme janë presione për t'i mbyllur gojën ambasadorëve.

Shehu: Janë veprime krejtësisht të paligjshme, të cilat bien ndesh me ligjin, me etikën e trupit diplomatik edhe me principet e demokracisë, sepse janë veprime që kërkojnë të terroizojnë trupën diplomatike, sepse më pas kjo trupë diplomatike nuk shprehet kur kërkohet të marrin pozicione kundër interesave kombëtare siq është çështja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe prandaj është vënë ky zëvendësministër i Jashtëm. Është vënë pikërisht që të fusë politika që kanë lindur në Beograd dhe janë të shpërndara nga tellallët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat