Cakaj shkarkon dy diplomatët e karrierës në Ambasadën shqiptare në Athinë

Shqipëria

Cakaj shkarkon dy diplomatët e karrierës në Ambasadën shqiptare në Athinë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:45
Foto

Vala e shkarkimeve të Gent Cakaj ka përfshirë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë. RTV Ora mëson se Ministri i Jashtëm ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm Ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.

Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi  ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat