Nuk ndalet Cakaj: Shkarkon edhe dy diplomatë të karrierës, në Athinë

Shqipëria

Nuk ndalet Cakaj: Shkarkon edhe dy diplomatë të karrierës, në Athinë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:54
Gent Cakaj

Vala e shkarkimeve të Gent Cakaj ka përfshirë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë.

RTV Ora mëson se ministri i Jashtëm në detyrë ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës, Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Selisë së Shqiprisë në Athinë i ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.

Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Pak orë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi shkarkimin e këshilltares në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik, përcjell ksp.

Ministri deklaroi se gjatë këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion, kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat