Ish-deputeti i Shqipërisë i papunë, bën kërkesë për t’u kthyer në Universitet

Shqipëria

Ish-deputeti i Shqipërisë i papunë, bën kërkesë për t’u kthyer në Universitet

Më: 28 mars 2019 Në ora: 00:48
Luçiano Boçi

Pas tërheqjes nga mandati i deputetit, Luçiano Boçi ka bërë ditën e sotme një kërkesë zyrtare për t’u kthyer sërish si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin Aleksandër Xhuvani.

Kërkesa pranë rektoratit është konfirmuar për Report Tv.

Nuk dihet se si do të veprohet me rastin në fjalë pasi vite më parë deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, e cila kishte qenë pjesë e legjislaturës 2013-2017 tentoi të kthehej në detyrën e saj në Fakultet, por kërkesa e saj u refuzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat