Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, në lagjen e njohur si “Hasan”.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një makine të parkuar, në oborrin e një banese.
Si pasojë e shpërthimit, makina ka pësuar dëmtime të shumta.
Mësohet se mjeti ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të Afrim Cekut.
I zoti i mjetit po pyetet nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm, ndërkohë që hetimet janë në vijim.