Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:50
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë i vranët me kthjellime të pakta.

Në jug të vendit në orët e mëngjesit parashikohen reshje në ndërprerje. Gradualisht prej orëve të pasdites do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje përkohësisht e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, raporton Atsh.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3°C deri në 12°C

në zonat e ulëta 4°C deri në 21°C

në zonat bregdetare 7°C deri në 21°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat