Në pritje të protestës dhe parlamentit, policia e mobilizuar edhe para kryeministrisë

Shqipëria

Në pritje të protestës dhe parlamentit, policia e mobilizuar edhe para kryeministrisë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:35
Protesta e opozitës, Shqiperi

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike.

Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj. Ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave  para selisë së Parlamentit.

Edhe pse nuk ka një plan të shtuar masash nga policia, pranë Parlamentit ka prezencë të forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon dhe rrethuar perimetrin e sigurisë për të lejuar hyrjen e deputetëve në parlament.

Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.

Policia e mobilizuar edhe para kryeministrisë

Po ashtu policia ka pasur një mobilizim edhe para kryeministrisë, ku ka vendosur rrjeta teli, për ti paraprirë një skenari të mundshëm nga ana e policisë

Në protestë janë edhe banorët e Astriti që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat