Zjarr në bjeshkët e Hasit

Shqipëria

Zjarr në bjeshkët e Hasit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:50
Foto

Prej dy ditësh një pjesë e bjeshkëve të Hasit janë përfshirë nga zjarri, ndërsa zona më rrezikuar është në fshatin Gjinaj.

Zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe, por zjarrfikëset  e Bashkisë  Has dhe banorët e zonës janë në terren për të vënë në kontroll flakët.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak edhe të terrenit të papërshtatshëm dhe erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje janë edhe uniformat blu për verifikimin e shkaqeve ndërkohë  që dyshimet e para janë  që  zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Ky është rasti i dytë i rënies ë zjarrit në këtë zonë pasi  një ditë më parë u bë e mundur shuarja  e zjarreve  të cilat  janë aktivizuar gjatë orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat