Bojatisja e frikëson, Ralf Gjoni me truproja në Parlament

Shqipëria

Bojatisja e frikëson, Ralf Gjoni me truproja në Parlament

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:22
Ralf Gjoni me truproja në Parlament

Sulmi me bojë që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI, Ralf Gjonin.

Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta ka shkuar i shoqëruar me truproja që e mbronin në të dy krahët.

Sapo ka zbritur nga makina e tij ku shoqërohej edhe nga forcat e policisë, ai është ‘fortifikuar’ edhe nga truprojat që nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm.

Kujtojmë se për sulmin e së enjtes së kaluar, Ralf Gjoni akuzoi kryetaren e LSI Monika Kryemadhin si organizatore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat