Pedagogia: Jam kërcënuar nga Rama, studentët do të dalin sërish në protestë

Shqipëria

Pedagogia: Jam kërcënuar nga Rama, studentët do të dalin sërish në protestë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:40
Foto

Pedagogia Ilirjana Kuçana e pranishme sot në protestën e opozitës së bashkuar, u shpreh se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama. Ajo u shpreh se studentët do të dalin sërish në protestë pas mashtrimit me Paktin për Universitetin.

“Unë jam Ilirjana Kuçana, pedagogia e kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Studentët do ngrihen sërish se i mashtrove. Unë jam këtu për t’i thënë Edi Ramës së na mashtrove për paktin për Universitetin. Dua t’i bëj thirrje të fundit Edi Ramës, në parlamentin e inkriminuar, në parlamentin e krimit.”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat