Kryemadhi: Djegia e mandateve ishte një meakulpa përballë shqiptarëve

Shqipëria

Kryemadhi: Djegia e mandateve ishte një meakulpa përballë shqiptarëve

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:47
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI- Monika Kryemadhi tha sot nga protesta se fjalët e opozitës  tashmë janë të tepërta përballë çdo problemi të secilit prej shqiptarëve. Sipas saj djegia e mandateve ishte për të treguar se deputetët janë njësh me qytetarët dhe se LSI  bën një meakulpa përballë shqiptarëve.

“Djegia e mandateve ishte përgjegjësie e atyre deputeteve që vendosen të jenë njësh me popullin. Djegia e mandateve ishte një meakulpa përballë jush. Sot duhet të luftojmë pa u ndaluar asnjë moment dhe për të ecur përpara. Shqiptarët e kanë në dorë vetë të ardhmen dhe jo një person i vetëm. Politikanët janë shërbëtorët e qytetarëve dhe ky sistem duhet të kthehet një herë e përgjithmonë.  Janë bërë aq shumë gabime, sa do na duhet që të gjithë së bashku t’i rregullojmë, duke nisur që nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e duke vazhduar më tej”, tha Kryemadhi.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së tha se fjalët e opozitës janë të tepërta përballë situatës së rënduar nga Edi Rama.

Fjalët tona këtu janë të tepërta përballë të çdo problemi të secilit prej jush që është sot këtu në shesh. Askush prej jush këtu nuk është i punësuar , apo të ketë pasur një zgjidhje të problemeve nga qeveria. Ajo që duhet të bëjmë ne sot është tu japim përgjigje qytetarëve, për të patur një punë, shëndetësi cilësore, drejtësi, sepse në fund të fundit 30 vjet më parë “Studentët Dhjetorit” u ngritën  për të pasur tregtinë e lirë, lëvizjen e lirë.

“Ky njeri nuk mendon për shqiptarët por veten e tij.  Ai i ka detyruar shqiptarët që të ikin. Do kthejë trafikun e vizave që shqiptarët të futën në dyert e ambasadave për të udhëtuar jashtë shtetit. Ka krijuar probleme sepse dështoi si qeveri. E kemi dëgjuar se ka bërë 300 mijë vende punë,por nuk ka vende pune dhe se 400 mijë shqiptarë ikën në Shqipëri. Premtoi se do ulë taksat, por rriti tvsh. Ka kthyer një prokurori që iu shërben bandave dhe ka arrestuar 38 mijë fukarenj”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat