Basha: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Protestat nuk ndalen pa rrëzuar qeverinë Rama

Shqipëria

Basha: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Protestat nuk ndalen pa rrëzuar qeverinë Rama

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:57
Protesta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke mbajtur fjalën para protestuesve tha se Rama është simbol i krizës që ka pllakosur vendin.

“Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur dhe e ndyrë që e bënte prëdhunuesin hero dhe narkotrafikantin kryebashkiak. Po sa mund të ngjadhet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës. Do përcjellim Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik”

E ndërkohë që Basha fliste protestuesit vijojnë të përpalsen me policinë për të çarë kordonin policor.

“Edi Rama thirri mendjen se i ke orët e numërura dhe kërcënimeve do të të përgjigjen sy për sy e dhëmb për dhëmb. Nuk trembemi. Liri a vdekje, Demokraci a vdekje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat