Kryemadhi: Rama të dialogojë me popullin

Shqipëria

Kryemadhi: Rama të dialogojë me popullin

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:59
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i kërkoi kryeministrit Rama që të dialgojë me qytetarët e Shqipërisë.

“Ata janë njerëzit për të cilët Edi Rama nëse do ti zgjidhe të vijë të dialogojë këtu me popullin.  Të dialogojë me ju që paguani fatura dhe taksa pafund. Është e vërtetë që ne gjithë politikanë kemi fajin tonë, që kemi mbyllur sytë dhe veshët përballë zullumeve të Ramës. Por më mirë vonë sesa kurrë. Më mirë vonë për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve sesa mos ta bëjmë kurrë këtë lëvizje”, tha Kryemadhi përpara protestuesve.

Kryetarja e LSi-se shtoi se djegia e mandateve të opozitës ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve që vendosën të jenë njësh me popullin.

“Djegia e mandateve ishte e vetmja mundësi për të treguar që interesi publik është më i rëndësishëm se interesi i 5 njerëzve që drejtohen nga Rama. Ne sot duhet të luftojmë pa u ndaluar, pa bërë asnjë hap pas, por duke ecur përpara për të thënë se fatin shqiptarët e kanë në dorë vetë”, vijoi ajo.

Kryemadhi tha se politikanët janë shërbëtoret e qytetarëve dhe jo qytetarët shërbëtore të politikaneve.

“Ne si opozitë kemi shumë për të bërë, janë bërë aq shumë gabime saqë do na duhet të gjithë së bashku ti rregullojmë. Duke filluar nga Basha, me kolegët e tjerë, me të gjithë burrat e gratë, pedagogët, biznesmenë që duan të bëjnë ekonomi të lirë duhet të hapim një etapë të re, duhet të sjellim erën e ndryshimeve”, deklaroi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat