Balla: Basha është huligan, protesta në të njëjtën ditë me serbët

Shqipëria

Balla: Basha është huligan, protesta në të njëjtën ditë me serbët

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:25
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, tha se grupet kriminale janë urdhëruar me SMS që të godasin policinë.

“Një grup politikanësh të korruptuar po tentojnë të bllokojnë rrugën e integrimit. Do të bëjmë realitet edhe vettingun në politikë! Me mesazh janë urdhëruar grupet kriminale që të godasin forcat e policisë”, tha Balla, raporton Ora News.

Ai gjithashtu e quajti kreun e PD-së, Lulzim Basha, huligan.

“Basha nuk ka të drejtë të flasë në emër të Partisë Demokratike. Nuk është e rastësishme që me 16 shkurt të ketë protestë edhe në Tiranë, Beograd dhe Podgoricë. Basha është një huligan që godet policinë”, deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat