Basha: Sot u dëgjua zëri i shumicës, s'ka zgjidhje me Edi Ramën

Shqipëria

Basha: Sot u dëgjua zëri i shumicës, s'ka zgjidhje me Edi Ramën

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:13
Lulzim Basha

Basha: Sot në këtë protestë keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës së shqiptarëve që ka një mesazh të qartë dhe të parevokueshëm. Rama Ik!

Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen evropiane.

Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht.

Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë.

Kjo qëndresë ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.

Askush nuk është për karrige dhe për pazare, por për ti dhënë fund pazareve në kurriz të popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat