Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë

Shqipëria

Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:37
Protesta e opozitës në Shqipëri

Me këndimin e himnit kombëtar pranë selisë së Partisë Demokratike ka përfunduar edhe protesta e shtatë e opozitës shqiptare në Tiranë.

Protesta nisi në mëngjes para se të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në seance plenare dhe zgjati deri në mesditë.

Protestuesit hodhën kapsolla dhe tymosëse ndaj policisë që kishin krijuar kordon për të penguar hyrjen në Kuvend.

Pas disa orësh qëndrimi tek Kuvendi, ku pati edhe fjalime nga krerët e opozitës, protestuesit u drejtuan tek Ministria e Brendshme

Aty protestuesit kërkuan që të lirohen të arrestuarit nga protestat e kaluara. Gjithashtu, u hodh bojë e zezë ndaj fasadës së kësaj ministre.

Pas qëndrimit tek ministria, protestuesit të drejtuar nga Lulzim Basha u drejtuan tek selia e Partisë Demokratike. Aty Basha iu drejtua edhe njëherë me një fjalë protestuesve, para se të këndohej himni kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat