Vetingu në Polici, Lleshaj: Ndryshimet, për një proces më të shpejtë

Shqipëria

Vetingu në Polici, Lleshaj: Ndryshimet, për një proces më të shpejtë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:10
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimit për ndryshime për vettingun në polici, theksoi se “Ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesit të vetingut, përkundrazi gjithë ndryshimi bëhet në shërbim të një procesi më të shpejtë e të vendosur”

“Vlerësimi i punonjësve të organeve ligjzbatuese në varësi të Ministrisë së Brendshme është një prioritet i rëndësishëm që përbën një kusht të të rëndësishëm për suksesin përfundimtar për reforma të mëdha që janë marrë në vend kryesisht në reformën në drejtësi. Pa një reformim të thellë edhe në fushën e policisë, reforma në drejtësi nuk do të ishte e plotë”, nënvizoi Lleshaj, duke ftuar deputetët që të votojnë pro këtyre ndryshimeve.

ipas tij, për të kryer këtë proces është parashikuar edhe ngritja e një serie komisionesh dhe sekretariatesh teknike mbështetës që janë përkatësisht, 30 , 90 dhe 270, pra që shkojnë gjithsej 390 persona që do të merren me kryerjen e Vetingut në Policinë e Shtetit, njerëz të dedikuar me kohë të plotë këtij procesi.

Ministri Lleshaj tha se “deri më sot rreth 111 persona e kanë kaluar procesin. Nëse në sistemin e drejtësisë janë 800 persona që do t’i nënshtrohen Vetingut në Ministrinë e Brendshme ky numër është rreth 13 mijë persona. Problemi themelor që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën që është në dispozicion”.

“Sipas ligjit aktual procesi i vetingut për 13 mijë punonjës të MPB-së duhet të mbyllet në mars të vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar. Kjo ka qenë një nga arsyet bazë që ka motivuar kërkesën drejtuar qeverisë e cila sot është shndërruar në projektligj dhe ka mbërritur në parlament për të bërë disa ndërhyrje në ligjin ekzistues për vetingun.

“Një arsye tjetër që ka të bëjë me ndryshimet ka të bëjë me volumin e madh administrativ që kërkohet për ta realizuar atë. Kërkohet që rreth 240 punonjës me kohë të plotë nga strukturat e policisë dhe SHÇBA të shkeputen nga funksioni i tyre bazë dhe t’i dedikohen vetingut me kohë të plotë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat