Bardhi sqaron bojën e zezë mbi ministrinë e Brendshme: Shqipërinë e nxiu Rama

Shqipëria

Bardhi sqaron bojën e zezë mbi ministrinë e Brendshme: Shqipërinë e nxiu Rama

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:34
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherësh edhe organizator i protestës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, Bardhi thotë se është Rama që ka nxirë Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij.

Reagimi i Gazmend Bardhit

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!

Tik….tak….tik….tak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat