Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë 'arrest me burg" për Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj. Të tre të rinjtë janë arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit.
Ndërkohë Klodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e 26 vjeçarit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip Mercedez, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë.
Policia po heton pistën e hakmarrjes, por dyshohet se shkak për vrasjen e Kurtit mund të jetë bërë dhe një sherr banal për makina, pasi të dyshuarit merreshin me tregimin e automjeteve.
Grupi hetimor po përpiqet të zhbllokojë telefonat e të rinjve, për të zbuluar detaje të tjera për atentatin ndaj Jurgen Kurtit.