Akuzat për lidhje me rusinë të PD-së - kalojn në nji sulm nga larg ndaj Presidentit Trump, dhe për tërhequr vëmendjen

Shqipëria

Akuzat për lidhje me rusinë të PD-së - kalojn në nji sulm nga larg ndaj Presidentit Trump, dhe për tërhequr vëmendjen

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:20
Akuzat për lidhje me rusinë të PD-së - kalojn në nji sulm nga larg ndaj Presidentit Trump, dhe për tërhequr vëmendejn
Tani që demokratët dogjën mnadatet e tyre, dhe vazhdojnë protestat për largimin e Ramës, ai dhe "ushtaret' mediatik nga Tirana, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarve, dhe opinionit nderkombetar, po sulmojn PD dhe liderin e saj për lidhje me lobingun nga Rusia, me 600 mije dollarë, në Ushington dhe Skoci
 
Por, mirë që e "zbuloi" Kryeministri Edi Rama, dhe media e tij nga Tirana, se Lulzim Basha, dhe PD, paskan lobuar me 600 mijë dollarë të siguruara nga kompani ruse në SHBA dhe Skoci, po Uashingtoni, qe ka sot në Tiranë, edhe njerëzit e tij, si nuk e paska ditur?
 
Dhe, a duket sikur kjo akuz e bere pikerisht tani, e cila flet per lidhje lobuese nëpermjet Rusis, është edhe si një "përplasje" në nese do ta quanim keshtu edhe n distancë me presidencën Trump, për atë rrezikun e Presidentit Trump - jo vetëm për Shqipërinë, por për botën dhe vet SHBA, si ka deklaruar Kryeministri Edi Rama? më 2016, kur ai ishte kandidat per Preisdent te SHA.
 
Në 2016, ka qenë vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me zë dhe figurë nga ekrani më i madh në botë CNN - që është hedhur “egërsisht” në sulm të rëndë ndaj ish kandidatit për President ( si e ka quajtur ai), për (pa)shkak të dekleratave të tij të mëparshme, duke goditur një presidentë të SHBA, i cili me pas u zgjodh në ato zgjedhje President, ku Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ju lut Zotit, : "Mos e dhëntë Zoti të bëhet Donald Trump - President", se sipas tij “Donald Trump President, do të dëmtonte marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë”.
 
Ajo që është më absurde, tani mbas sulmit që po bën Kryeministri Rama, dhe gazetarët e tij në Shqipëri, duket se janë një fushat propogandistike e paskrupullt, ndaj PD dhe liderit të saj - kundrejt protestave qe kan nisur dhe tani e kuptoje Rama se nuk kan te ndalur pa largimin e tij.
 
Kundrejt revoltes se demokratve ne Shqiperi, Edi Rama dhe makina e tij propogandistike ata kan zgjedhur si strategji sulmin mbi influencën ruse dhe nxjrrjen e se djathtes si anti-merikan.
 
Një linjë propogandistike, kjo e njëjtë si ajo e demokratëve amerikan në SHBA, me sulmet e tyre, tre vjecare ndaj Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar atë, per cdo dite se erdhi në Shtëpinë e Bardhë, me ndërhyrjen ruse.
 
"Media kryesore janë duke u kritikuar dhe duke u përbuzur në të gjithë botën si të korruptuara dhe të rreme," shkroi Presidenti Trump në Twitter, mbas raportit të fashmëm Muller . "Për dy vjet ato nxitën gënjeshtrën për një marrëveshje të fshehtë me Rusinë, ndërsa e dinin se ajo nuk ekzistonte.Ato vërtet janë armiku i popullit dhe partia e vërtetë e opozitës!
 
"
Mirepo, tani që hesht shtypi anti Trump në SHBA, ka nisur sulmi i Kryeministrit Rama, dhe “arsenalit” të tij mediatik në Tiranë, ndaj liderit të opozitës Basha, dhe PD-së, me akuzat për lidhjet me lobingun rus, te cilat erdhen nga nji takim e dy vjet me pare i Lulzim Bashes me Presidntin Donald Trump dhe nje fotografi e tij gjate nji fushate per ngritjen e fondeve.
 
Të cilat lidheshin edhe me atë që Basha, u takua me Presidentin Donald Trump, në Uashington, dhe pagesat që sipas tyre, dhe njerezve te tyre ne SHBA, vinin nga lobingu i Bashes, dhe PD, me një firmë ruso - amerikane, me bazë në Skoci dhe Uashington, në një kohë që demokratët amerikanë kishin nisur të njëjtën sulm nëpërmjet shtypit amerikan për lidhjet mes fushatës së vitit 2016 dhe përpjekjeve të Rusisë, për t'i prishur zgjedhjet amerikane.
 
Këto sulme me lobin rus në SHBA, jo të drejtëpërdrejta, kan qenë edhe ato sulmet me Presidentin Trump, për lidhjet e tij me Rusinë, ku ai është “akuzuar” vazhdimisht gjate ketyre tre vjeteve në televizionet e jo vetem nga SHBA, por edhe nga gazetarwt e Tiranës, nga analistët të Edi Ramës, të njohur në spektrin politik dhe mediatik, të cilët theksonin se Edi Rama, ishte politikan kalibri, sidomos i mbivleruar po nga ata vet në intervistën e dhënë nga ai për CNN me 2016, ku ai e akuzoi Trumpin, si një kandidat 'të rrezikshëm', kandidimi i të cilit dhe zgjedhjet që do të vinin(6 Nëntor 2016) “do të dëmtonin Amerikën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”.
 
Edhe, megjithëse, dekleratat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, më pas nga shumë media në të gjithë botën ishte parë si një interviste e pashembullt, e Kryeministrit Rama, për korespondetin e CNN - Richard Quest, (mars 2016), ku Rama, tha se ai ishte i bindur dhe i shqetëstuar mbi një presidencë të Trump, e cila sipas tij nuk ishte e në të njëjtën linjë edhe disa udhëheqësit e tjerë evropianë, sipas tij kishin pikëpamje të ngjashme, ai i qëndroj atyre dekleratave - anti Trump.
 
Sepse, edhe i pyetur për një fitore të mundshme Trump, në nëntor 2016, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte ai qe u përgjigjë, i bindur ne vetvete se : "Zoti mos e thëntë - Donald Trump President i SHBA, ngaqë kjo do ta dëmtonte Amerikën shumë dhe kjo do të dëmtonte botën demokratike. Retorika anti-islame e Donald Trump, që sipas Edi Ramës, dhe të tjerëve në Evropë, janë me të vërtetë turpi i qytetërimit tonë. "
 
Edi Rama, të njëjtën gjë e ripërsëriti edhe me gazetarët e tij në Tiranë e Prishtinë, Mustafa Nanao dhe Baton Haxhiu, kur tha se "Donald Trump, do të ishte një kërcënim për vendin e tij dhe Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet dypalëshe".
 
Simbas mendimit tim - dekleratat e Edi Ramës Kryeministër, tregojnë se ai për atë, moment i “këshilluar” me njërëzit e tij në SHBA, po bënin fushat për ish kandidaten - Hillary Clinton, dhe vendosi interesat e veta personale mbi Shqipërinë, dhe shqiptarët, duke u marrë me fushatën elektorale të një miku të madh dhe partneri strategjik, të shqiptarëve, si Shtetet e Bashkuara.
 
Ai sulmoi shumë dhe pa qenë nevoja ish kandidatin për president të SHBA, që u bë President dhe sot është në Shtëpinë e Bardhë, i cili qe ai që u akuzua deri dje nga partia Demokrate amerikane për lidhjet e tij me rusinë.
 
Ndersa, sot tani qe e ka kuptuar se revolatat e opozites shqiptare kundra tij kerkojn largimin e tij, per terheqejen e vemendjes Edi Rama i lidh sulmet e tij me lobin rus, me PD.
 
"Rama, ka kërcënuar interesin publik të popullit shqiptar duke vënë në rrezik marrëdhëniet tona me mikun më të afërt të popullit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të që të japë dorëheqjen sot ", ka thënë për ato deklerata ish- shefi i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, pas dekleratave të kryeministrit të Shqipërisë, tre vjet më parë, ndërsa Presidenti Meta qe ai që shkroi edhe një letër për të konfirmuar lidhjet e forta me SHBA.
 
Kryeministri Rama, për ato deklerata, është akuzuar si një Kryeministër amator dhe i “ndezur” për karriken e Kryeministrit, që do ta mbante ate edhe me mbështjen e politikanëve të majtë në SHBA, përfshirë manjatin Soros, të cilët edhe e keqëpërdorën Edi Ramën ne ate fushte per Hillary Clinton.
 
"Rama ndërhyri me garën elektorale amerikane si një person i sponsorizuar. Ai natyrisht mund të mbështesë këdo që dëshiron si individ, por jo si Kryeministër i Shqipërisë. Pse Kryeministri ynë është kaq i keqpërdorur dhe i marrë me “qera” për t'u marrë me fushatat zgjedhore? Si mund ta vendoste aq lehtë në zemër të çështjeve që nuk kanë të bëjnë fare me Shqipërinë, pa ndonjë ndjenjë pjekimi apo respekti? " ka deklaruar një ish deputet në Tiranë, pas dekleratave të Edi Ramës.
 
Mirëpo, kaq absurde janë ato sulme të Edi Ramës, dhe “ushtarve” të tij gazetar, analistë, dhe edhe ndonjë politikan, të majtë në Tiranë, tipa si Mero Baze, Mustafa Nano, Baton Haxhiu, dhe një farë Muhamet Veliu, tani duke “kopjuar” shtypin e majt në SHBA, me sulmet ndaj Presidenti Trump, të njëjtat ose plagjituren me akuzat e tyre, për Lulzim Bashën dhe PD, se ato kan lobuar me rusët, jane te qarta dhe te pakundershtueshme nga faktet.
 
Akuza këto të që janë të sistuara nga vet kryeministri Edi Rama, dhe që dyshohet se ai do edhe të rehabilitojë veten e tij në marrëdhënjet e tij personale me Shtëpinë e Bardhë, dhe me Presidentin Donald Trump, që Edi Rama, deri dje luste Zotin që ai të mos bëhej President.
 
Simbas, disa deklerimeve të shqiptarëve, thuhet se njërezit e Edi Ramës, në Amerikë, përfshirë edhe ndonjë diplomatë në Uashington, po hedhin qindra mijëra dollar për të siguruar qoft edhe një udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku ata po shpresonjnë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të takohet e shtrengoje doren me Presidentin Donald Trump - ate ish- kandidatin, që ai e sulmoi tre vjet më parë sikur thoshte ai : "Donald Trump, President, do të ishte një kërcënim për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet dypalëshe".
 
Ndërkohë, që dihet botërisht se Shqipëria, dhe shqiptarët njihen për miqësinë dhe lidhjet e forta më SHBA, me dekada, dhe janë të konsideruara në mesin e vendeve më proamerikane në botë. Mbështetja e SHBA, në saj të shqiptarëve të Amerikës, ka ardhur duke u rritur shumë, në rënjen e komunizmit, më 1990 - 1991, demokratizmin e Shqipërisë, shtetin ligjor, lirinë e të drejtat e njeriut në trojet etnike shqiptare dhe ajo që kulmoi në 1999 me luftën e Kosovës, lirinë e saj dhe pavarësinë, zhvillimin e shtetit të Kosovës.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat