Rusët në Ballkan, Dyrmishi: Putin jeton me ëndrrën e Bashkimit Sovjetik

Shqipëria

Rusët në Ballkan, Dyrmishi: Putin jeton me ëndrrën e Bashkimit Sovjetik

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:02
Denis Dyrnjasë

Në emisionin “Top Talk” të Denis Dyrnjasë, është folur sot për ndikim rus në Shqipëri dhe se në çfarë forme po shfaqet ai. Gazetari Dyrnjaja tha se perëndimi dhe Rusia po përplasen në Ballkan, duke kërkuar influence, ndonëse nuk është një përplasje ushtarake, por e një forme tjetër.

Përgjigje kësaj çështjeje i ka dhënë Drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Studime Demokratike dhe Qeverisëse, Arjan Dyrmishi. Ai tha se Putin e ka konsideruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si një nga tragjeditë e shekullit XX, dhe se po përpiqet të rrisë influencën e tij jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

“Prej një dekade, që nga ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji në vitin 2008 ka një ndryshim marrëdhëniesh mes Perëndimit dhe Rusisë. Duhet thënë se ky përkeqësim marrëdhëniesh ka filluar që me ardhjen në pushtet të Putinit, i cili e ka konsideruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si një nga tragjeditë më të mëdha të shekullit XX. Politika e tij e jashtme është udhëhequr nga një qasje e re fashiste, të influencës së tij Ruse, të ngjashme me Bashkimit Sovjetik.

Në këtë kuptim edhe marrëdhënia e vendosur gjatë periudhës së Jelsinit dhe pak më mbrapa, që konsistonte në marrëdhënien ne nivelin NATO-s, ku Rusia kishte delegacionin e saj. Ishte një marrëdhënie bashkëpunimi në shumë çështje.

Dyrmishi tha se në vitin 2010 Shtetet e Bashkuara të Amerikës tentuan që të ristartojnë marrëdhëniet e tyre, por kjo nismë dështoi.

“Në vitin 2010 pati një tentativë të fundit për të bërë një ristartim të marrëdhënieve mes SHBA-se dhe Rusisë, por që nuk funksionoi edhe ajo. Ka pasur një rritje tensioni jo vetëm me SHBA-në, por edhe Evropa ndodhet në të njëjtën situatë përballë Rusisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat