“Opozita e re” drejt krijimit të Grupeve Parlamentare, Rudina Hajdari do të

Shqipëria

“Opozita e re” drejt krijimit të Grupeve Parlamentare, Rudina Hajdari do të

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustruese

Deputetët e “opozitës së re”, që për ironi të fatit është edhe ajo që përfaqëson tashmë popullin në Kuvend, kanë diskutuar mes veti në seancën e sotme për çështjen mësipërme.

Kështu nga diskutimi, rezulton se pretendente për të drejtuar Grupin Parlamentar të PD-së është Rudina Hajdari, e cila po ecën kështu në gjurmët e babait të saj, heroit të demokracisë Azem Hajdari që ka qenë nga figurat më të larta të selisë blu.

Ndërkohë nga radhët e LSI, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka propozuar që të jetë një femër kryetarja e Grupit. Duke vlerësuar propozimin e Tavos, deputeti Enver Rroshi ka propozuar Ediola Brahon që zëvendësoi Vangjel Tavon në qarkun e Gjirokastrës për kryetare grupi.

Ajo c’ka bie në sy deri më tani në seancë, është një ndryshim i trendit të deputetëve, mes forcave politike të opozitës, ku LSI numëron më shumë deputetë se PD. Me betimin e Alimadhit dhe Elezit ditën e sotme, deputetët dezertorë të PD janë 7 ndërsa deputetët e LSI janë 12 në pritje të Ambra Borovës me të cilën shkojnë 13.

Gjithashtu mbetet për t’u parë se çfarë emrash do mbajnë dy Grupet Parlamentare, pasi PD dhe LSI i kanë përjashtuar “tradhtarët” e tyre.

DEPUTETËT E RINJ NGA PD:

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

Arben Elezi

Adriatik Alimadhi

LSI:

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat