Akuzat për lidhje me Rusinë të PD-së - kalojnë si një sulm nga larg ndaj Presidentit Trump, dhe për tërhequr vëmendjen në Shqipëri

Shqipëria

Akuzat për lidhje me Rusinë të PD-së - kalojnë si një sulm nga larg ndaj Presidentit Trump, dhe për tërhequr vëmendjen në Shqipëri

Nga: Beqir Sina - New York Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:27
Edi Rama
Tani që demokratët dogjën mandatet e tyre, dhe vazhdojnë protestat për largimin e Ramës, ai dhe "ushtaret' mediatik nga Tirana, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarve, dhe opinionit ndërkombëtar, me situatën në Shqipëri, po sulmojn PD dhe liderin e saj, për lidhje me lobingun nga Rusia, me 600 mije dollarë, në Uashington dhe Skoci
 
Por, mirë që e "zbuloi" Kryeministri Edi Rama, dhe media e tij nga Tirana, se Lulzim Basha, dhe PD, paskan lobuar me 600 mijë dollarë të siguruara nga kompani ruse në SHBA dhe Skoci, po Uashingtoni, që ka sot në Tiranë, edhe njerëzit e tij, si nuk e paska ditur?
 
Dhe, a duket sikur kjo akuzë e bërë pikërisht tani, e cila flet për lidhje lobuese nëpermjet Rusisë, duket se është edhe si një "përplasje" në nese do ta quanim kështu, simbas meje edhe në distancë me presidencën Trump, për atë rrezikun e supozuar, për Presidentit Trump - "jo vetëm për Shqipërinë, por për botën dhe vet SHBA", si ka deklaruar vet Kryeministri Edi Rama, më 2016, kur ai ishte kandidat për Preisdent të SHBA.
 
Në 2016, ka qenë vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me zë dhe figurë nga ekrani më i madh në botë CNN - që është hedhur “egërsisht” në sulm të rëndë ndaj ish kandidatit për President ( si e ka quajtur ai), për (pa)shkak të dekleratave të tij të mëparshme, duke goditur një presidentë të SHBA, i cili me pas u zgjodh në ato zgjedhje President, ku Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ju lut Zotit, : "Mos e dhëntë Zoti të bëhet Donald Trump - President", se sipas tij “Donald Trump President, do të dëmtonte marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë”.
 
Ajo që është më absurde, tani mbas sulmit që po (ri)bën Kryeministri Rama, dhe gazetarët e tij në Shqipëri, duket se janë një fushat propogandistike e paskrupullt, ndaj PD dhe liderit të saj - kundrejt atyre protestave që kan nisur dhe me sa duket tani e kuptojë e Kryeministri Rama, se nuk kan të ndalur pa largimin e tij.
 
Kundrejt revoltës së pandalshme të demokratve ne Shqiperi, Edi Rama dhe makina e tij propogandistike duket se kan zgjedhur si strategji sulmin mbi influencën ruse dhe nxjrjen sa më shumë të së djathtës shqiptare si anti-amerikane.
 
Një linjë propogandistike, kjo e njëjtë si ajo e demokratëve amerikan këtu në SHBA, me sulmet e tyre, tre vjecare ndaj Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar atë, per cdo dite se erdhi në Shtëpinë e Bardhë, me ndërhyrjen ruse, dhe doli të ishte nji bllof i madh.
 
"Media kryesore janë duke u kritikuar dhe duke u përbuzur në të gjithë botën si të korruptuara dhe të rreme," shkroi Presidenti Trump në Twitter, mbas raportit të fashmëm Muller . "Për dy vjet ato nxitën gënjeshtrën për një marrëveshje të fshehtë me Rusinë, ndërsa e dinin se ajo nuk ekzistonte.Ato vërtet janë armiku i popullit dhe partia e vërtetë e opozitës!"
 
Mirë po, tani që shfry "tollumbacja" dhe po hesht shtypi anti Trump në SHBA, ka nisur sulmi i Kryeministrit Rama, dhe “arsenalit” të tij mediatik në Tiranë, ndaj liderit të opozitës Basha, dhe PD-së, me akuzat e tyre për lidhjet me lobingun rus, të cilat dihet se erdhën nga nji takim e dy vjetëve me parë, i Lulzim Bashës me Presidntin Donald Trump, dhe një fotografi e tij - bërë gjatë nji fushate për ngritjen e fondeve, këtu në SHBA.
 
Të cilat lidheshin edhe me atë që Basha, u takua me Presidentin Donald Trump, në Uashington, dhe pagesat që sipas tyre, dhe njerëzve të tyre në SHBA, vinin nga lobingu i Bashës, dhe PD-së, me një firmë ruso - amerikane, me bazë në Skoci dhe Uashington, në një kohë që edhe demokratët amerikanë kishin nisur të njëjtin sulm nëpërmjet shtypit amerikan, për lidhjet mes fushatës së vitit 2016 dhe përpjekjeve të Rusisë, për t'i prishur zgjedhjet amerikane.
 
 
Këto sulme me lobin rus në SHBA, jo të drejtëpërdrejta, mendoj se kan qenë edhe ato sulmet me Presidentin Trump, për lidhjet e tij me Rusinë, ku ai është “akuzuar” vazhdimisht gjate ketyre tre vjeteve në televizionet e gazetat jo vetem nga SHBA, por edhe nga gazetarët e Tiranës, nga analistët e studiove televizive të Edi Ramës, të njohur në spektrin politik dhe mediatik, të cilët theksonin se Edi Rama, ishte nji politikan kalibri, sidomos i mbivlersuar po nga ata vet, në intervistën e dhënë nga ai për CNN me 2016, ku ai e akuzoi Trumpin, si një kandidat 'të rrezikshëm', kandidimi i të cilit dhe zgjedhjet që do të vinin(6 Nëntor 2016) “do të dëmtonin Amerikën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”.
 
Edhe, megjithëse, dekleratat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, më pas nga shumë media në të gjithë botën ishte parë si një intervistë e pashembullt, e Kryeministrit Rama, për korespondetin e CNN - Richard Quest, (mars 2016), ku Rama, tha se ai ishte i bindur dhe i shqetëstuar mbi një presidencë të Trump, e cila sipas tij nuk ishte e në të njëjtën linjë edhe me disa udhëheqësit e tjerë evropianë, sipas tij kishin pikëpamje të ngjashme, ai i qëndroj atyre dekleratave - anti Trump.
 
Sepse, edhe i pyetur për një fitore të mundshme Trump, në nëntor 2016, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte ai qe u përgjigjë, i bindur ne vetvete se : "Zoti mos e thëntë - që Donald Trump President i SHBA, ngaqë kjo do ta dëmtonte Amerikën shumë dhe kjo do të dëmtonte botën demokratike. Retorika anti-islame e Donald Trump, që sipas Edi Ramës, dhe të tjerëve në Evropë, janë me të vërtetë turpi i qytetërimit tonë. "
 
Edi Rama, të njëjtën gjë e ripërsëriti edhe me gazetarët e tij në Tiranë e Prishtinë, Mustafa Nano dhe Baton Haxhiu, kur tha se "Donald Trump, do të ishte një kërcënim për vendin e tij dhe Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet dypalëshe".
 
 
Simbas mendimit tim - dekleratat e Edi Ramës Kryeministër, tregonin se ai për atë, moment ishte “këshilluar” me njërëzit e tij në SHBA, që po bënin fushat për ish kandidaten - Hillary Clinton, dhe me ato deklerata ai vendosi interesat e veta personale mbi Shqipërinë, dhe shqiptarët, duke u marrë me fushatën elektorale të një miku të madh dhe partneri strategjik, të shqiptarëve, si Shtetet e Bashkuara.
 
Ai sulmoi shumë dhe pa qenë nevoja ish kandidatin për president të SHBA, që u bë President dhe sot është në Shtëpinë e Bardhë, i cili qe ai që u akuzua deri dje nga partia Demokrate amerikane për lidhjet e tij me rusinë, por që doli nji bllof.
 
Ndersa, sot tani që e ka kuptuar se revolatat e opozitës shqiptare kundra tij kërkojn largimin e tij, Edi Rama dhe shpurra e tij propogandistike për tërheqjen e vëmendjes, po i lidhin sulmet e tyre me lobin rus, dhe lidhjet me PD.
 
 
"Rama, ka kërcënuar interesin publik të popullit shqiptar, duke vënë në rrezik marrëdhëniet tona me mikun më të afërt të popullit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të që të japë dorëheqjen sot ", ka thënë për ato deklerata ish- shefi i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, pas dekleratave të kryeministrit të Shqipërisë, tre vjet më parë, ndërsa Presidenti Meta, qe ai që shkroi edhe një letër për të konfirmuar lidhjet e forta me SHBA.
 
Kryeministri Rama, për ato deklerata, është akuzuar si një Kryeministër amator dhe i “ndezur” për karriken e Kryeministrit, që do ta mbante atë edhe me mbështjen e politikanëve të majtë në SHBA, përfshirë manjatin Soros, të cilët edhe e keqëpërdorën Edi Ramën në atë fushatë për Hillary Clinton.
 
"Rama me ato deklerata ndërhyri me garën elektorale amerikane si një person i sponsorizuar. Ai natyrisht mund të mbështesë këdo që dëshiron si individ, por jo si Kryeministër i Shqipërisë. Pse Kryeministri ynë është kaq i keqpërdorur dhe i marrë me “qera” për t'u marrë me fushatat zgjedhore? Si mund t'a vendoste aq lehtë në zemër të çështjeve që nuk kanë të bëjnë fare me Shqipërinë, pa ndonjë ndjenjë pjekimi apo respekti? " ka deklaruar një ish deputet në Tiranë", pas dekleratave të Edi Ramës.
 
Mirëpo, kaq absurde janë ato sulme të Edi Ramës, dhe “ushtarve” të tij gazetar, analistë, dhe edhe ndonjë politikani, të majtë në Tiranë, tipa si, Erjon Veliaj, Mero Baze, Mustafa Nano, Baton Haxhiu, dhe një farë Muhamet Veliu, tani duke “kopjuar” shtypin e majtë në SHBA, me ato sulmet e tyre ndaj Presidenti Trump, sa që janë të njëjtat ose nji plagjitur me akuzat e tyre, për Lulzim Bashën dhe PD, se ata kan lobuar me rusët.
 
Akuza këto që janë të sistuara nga vet kryeministri Edi Rama, dhe që dyshohet se ai do edhe të rehabilitojë veten e tij në marrëdhënjet e tij personale me Shtëpinë e Bardhë, dhe me Presidentin Donald Trump, që Edi Rama, deri dje luste Zotin, që ai të mos bëhej President.
 
Simbas, disa deklerimeve të shqiptarëve, thuhet se njërezit e Edi Ramës, në Amerikë, përfshirë edhe ndonjë diplomatë të tyre këtu në Uashington, po hedhin qindra mijëra dollar për të siguruar qoft edhe një udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku ata po shpresonjnë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të takohet e shtrengojë dorën me Presidentin Donald Trump - atë ish- kandidatin, që ai e sulmoi tre vjet më parë sikur thoshte ai : "Donald Trump, President, do të ishte një kërcënim për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet dypalëshe".
 
Ndërkohë, që dihet botërisht se Shqipëria, dhe shqiptarët njihen për miqësinë dhe lidhjet e forta më SHBA, me dekada, dhe janë të konsideruara në mesin e vendeve më pro-amerikane në botë.
 
Mbështetja e SHBA, në saj të shqiptarëve të Amerikës, ka ardhur duke u rritur shumë, në rënjen e komunizmit, më 1990 - 1991, demokratizmin e Shqipërisë, shtetin ligjor, lirinë e të drejtat e njeriut në trojet etnike shqiptare dhe ajo që kulmoi në 1999 me luftën e Kosovës, lirinë e saj dhe pavarësinë, zhvillimin e shtetit të Kosovës.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat