Dy grupe të reja në Kuvend, me deputetët e PD dhe LSI që morën mandatet

Shqipëria

Dy grupe të reja në Kuvend, me deputetët e PD dhe LSI që morën mandatet

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:17
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur dhe kanë rënë dakord, që t’i drejtohen me shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve javën e ardhshme.

Nga deputetët e listës së PD-së, Rudina Hajdari është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesuese grupi. Ndërsa nga deputetët e listës së LSI-së, Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI-së.

Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën.

Vendimi përfundimtar merret javën tjetër mbi emrat dhe grupet. Ndërkohë, Kuvendi pritet të bëhet me 100 deputetë, për shkak se kandidati Korab Lita, i listës së Partisë Demokratike, ka paraqitur në KQZ pranimin e mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat