Erion Veliaj ka një kritikë për qeverinë

Shqipëria

Erion Veliaj ka një kritikë për qeverinë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:36
Erion Veliaj

Një kritikë kishte Erion Veliaj për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Në Opinion ai tha se i duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet.

Erion Veliaj: Unë duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet, fshatrat janë akoma mbrapa. Pjesë e këtij diskutimi ishte projekti 100 fshatrat, që të seleksionohet në çdo qark disa fshatra, një gjë që duhet ta bëjmë më mirë. Kjo është diçka që edhe kryeministrin e lë pa gjumë. Fshati është gjysma e popullatës. Tirana sot është qyteti me papunësinë më të ulët, por edhe brenda saj ka një diferencë shumë të madhe e Zallbastarit me Tiranën. Një nga vërejtjet që dua ta bëj me qeverinë, nuk arritëm të thyejmë monopolin për shitjen e produkteve bujqësore, kemi vetëm një treg. 30% e votuesve të mi dhe të ndjekësve të mi, janë me fshatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat