Veliaj: Kemi dhënë më pak leje ndërtimi se administrata e mëparshme, Basha i dha leje vetes

Shqipëria

Veliaj: Kemi dhënë më pak leje ndërtimi se administrata e mëparshme, Basha i dha leje vetes

Më: 29 mars 2019 Në ora: 06:06
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar të dhënave zyrtare, ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së qytetit nga Lulzim Basha janë dhënë më shumë leje ndërtimi dhe me volum shumë më të madh sesa janë dhënë në këto 3 vite e gjysmë. Duke folur gjatë emisionit “Opinion”, tha se një pjesë e mirë e volumit të ndërtimeve të dhëna nga Bashkia e Tiranës janë për objekte publike. “Ne kemi dhënë 550 mijë metra katrorë ndërtim në 2018, Lulzim Basha në 2014 ka dhënë 660 mijë metra katrorë ndërtim. Ajo që ne ngatërrojmë është një gjë. Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri. Pazari i ri është 14 mijë metra katrorë, sheshi “Skënderbej” 92 mijë metra katrorë, Bulevardi i ri është 115 mijë metra katrorë, stadiumi kombëtar është 46 mijë metra katrorë. Kjëto brenda 500 mijë metrave katrorë, nga të cilat vazhdohet pastaj me hotele, sherbime, tregje, në total 267 mijë. Pra gjysma e lejeve të bashkisë janë vetmëm për publike. 80 % e këtyre ndërtuimeve janë jashtë Unazës së re”, tha Veliaj. Ai theksoi gjithashtu se parardhësi i tij në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pra kryetari i opozitës së sotme, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesave i dha leje vetes së vet, ndërsa bëri dhe shtesa të tjera pa leje.

“Kam çuar një pafundësi lejesh në prokurori. E di që disa kanë vajtur dhe në gjykatë. Kanë anuluar komplet projektin e vjetër të bulevardit të ri, pikërisht për ti prishur këto pazare dhe nëse do le të themi rezultatin më pikant të auditit shiko një vendim të Bashkisë së Tiranës, datë 1 gusht dhe thotë: Vendim për miratimin e lejes për zonjën Aurela Isufi dhe Lulzim Basha dhënë nga Lulzim Basha. Ka bërë 4 mbyllje dhe e para e punës ti flet për një. Ai ka marrë leje për një dhe ka bërë 5. Nuk ka bërë vetëm kat shtesë, ka bërë edhe 4 xhepat anash. Është puna tek parimi se duhet të jesh shumë i paaftë, i ulët, komplet pa nivel, fyes ndaj qytetarëve të tu që nuk shkon në Bashki. Nuk të punon sahati dhe i jep leje vetes tënde. E kam çuar në gjykëtë dhe me të marrë vendimin e gjykatës patjetër do prishet. Ti pse nuk bën pa leje. Këta këtu, pse nuk bëjnë pa leje. Një që s’ka bërë këtu meriton të jetë kryetar opozite se është më e I ndershëm se një që në çdo mundësi e ka rrjepur këtë shtet”, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se për këtë rast ILDKP është shprehur se është në kundërshtim me ligjin. “Sapo të thashë, e para punës. ILDKP ka kthyer përgjigje dhe thotë: Është konflikt interesi të japësh leje për veten tënde. Sidomos kur është në shkelje të ligjit, sepse aty ku leja është dhën quhet e ezauruar, nuk mund të shkosh as më lart, as më anash”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai theksoi se ndërtimet në Tiranë janë një domosdoshmëri për tiu përgjigjur zhvillimit demokrafik që ndodh në kryeqytet. “Unë jam pro ndërtimeve cilësore në lartësi. Pse? Se sot ne nuk kemi një metro në Tiranë që t’i bëjmë kullat në Paskuqan dhe në Kamëz, apo t’i bëjmë në Krrabë dhe Maqellarë, apo në Ndroq dhe t’i sjellim njerëzit me metro. Të gjitha qytetet moderne sot në botë kanë atë të quhet “Doën Toën”, pra një qytet në qendër. Më përpara nuk kishim plan urbanistik, dhe gjithmonë më nxirrni jashtë konteksti kur më thoni ke thënë kështu. Jo, shihe të plotë, se kam thënë për sa kohë Tirana nuk ka asnjë plan urbanistik. Por kur morëm arkitektin, sot ndër më të mirët në botë, Stefano Boerin, bëmë një plan urbanistik, edhe për pyllin orbital, edhe për koeficinetet që ti s’mund të ndërtosh 100, do ndërtosh 45. Do të lëmë të shkosh lart, por do na lirosh pjesën e tokës ku do bëjmë një shkollë, një kopsht, një çerdhe. Se ndonjëherë ne harrojmë që në Tiranë, shkolla “Kosova” ishte nisur për kullë nga këta që bërtasin për kullat. Sot u bë shkollë. Pra ne dimë t’i dallojmë. Ke një rast kur Lulzim Basha duke ikur nga Bashkia dha gjithë kullat te diga. Dhe isha tek pull. Gabim, pra. Po gjithë këta dashnorët e hapësirave publike jo vetëm që nuk erdhën në gjykatë, por asnjë nuk u përfshi. Pse? Sepse të gjithë ishin pjesë e asaj afere. Pra të gjithë këta, që ju dhemb me demek natyra, kur u bënë ato të diga nuk u interesonte. Të gjithë kemi qenë jashtë Blendi. Dhe “Down Toën-i”, është vendi ku janë hotelet, ku janë bankat”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat