Sherr mes tre personave dhe konflikte për pronën, 2 të plagosur dhe 3 të arrestuar në Dibër

Shqipëria

Sherr mes tre personave dhe konflikte për pronën, 2 të plagosur dhe 3 të arrestuar në Dibër

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:32
Foto

Tre persona janë arrestuar pas dy konflikteve që janë regjistruar. Sherri i parë është regjistruar në njësinë administrative Muhurr, ku është arrestuar A.M, 33 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës A.M. 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në një tjetër sherr janë arrestuar edhe dy persona të tjerë L.Gj. 31 vjeç dhe O.Sh. 37 vjeç pasi kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të  trupit, M.(S).D. 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në  spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat